Ramadan, is the ninth month of the lunar calendar as well as the glorious month of fasting. It begins and ends with the sighting of the moon. Since the lunar calendar is slightly shorter in days than the solar one, it makes every year, Ramadan start 10-12 days earlier than a year ago. Also, this enables Ramadan to touch every season of the year and every 33 years to complete a complete cycle. This year, Ramadan begins on April 2, until May 1, 2022. (Start and end dates depend on the sighting of the moon of the month in each state).

For Muslims, the month of Ramadan consists of self-analysis. Reading the Qur’an abundantly, praying in congregation, fasting for a certain daily schedule, and focusing on personal education are some of the key elements that characterize a Muslim this month.

Ramadan, however, is a short-term training period, within the practice of self-control. In Arabic, sawm (fasting) means to abstain from something. (Fasting is one of the five main pillars of Islam). The most common and widespread interpretation of fasting is the obligation to be performed within a certain month, such as deprivation of food, drink, sexual intercourse, and all bad behaviors and all immoral forms, to negative and dirty thoughts. The latter spoil the beauty of fasting or the fast itself as much as eating or drinking within the forbidden time.

Generally, after the evening prayer, Muslims break the fast. In other words, according to Islamic terminology, they perform iftar. Usually, Muslims do this by gathering together in the family, or by organizing in society. They share food with each other, sprinkling it according to the beautiful tradition of the Prophet Muhammad (peace be upon him), with dates or water. Sometimes even with sweet milk or apricots.

As we mentioned above, during the month of Ramadan, there is also a special prayer called Tarawih. Taraweeh prayer, it is preferable to pray in the mosque, in a united way (congregation). It is also preferable to recite a lot of the Qur’an during the Taraweeh prayer. To easily accommodate this act of worship during Ramadan, Muslims generally, as far as possible, try to adjust their working hours during the day. Sometimes they even reduce it, according to personal or state conditions offered in different states.

The Qur’an allows eating, drinking and intercourse after sunset “until the white thread (whiteness) of dawn is distinguished from the black thread (darkness of night)”.

Pregnant or lactating women, children, frail elderly, travelers and the mentally ill are exempt from the obligation to fast.

The month of Ramadan is crowned with the celebration of the feast of Fitr. The Feast of Fitr is one of the two major festivals that Muslims have. Certainly for the believer who has fasted for thirty days in a row, as well as has acquired for himself many beautiful human, educational, moral, worship values, the feast of Fitr takes on a different meaning for him. In general, Muslims celebrate Fitr by buying gifts for children, making them happy, exchanging gifts with each other, visiting relatives in the graveyard, and visiting each other at home.

We thank Allah for enabling us to reach Ramadan this year as well. We wish to spend a Ramadan as full of good deeds as possible and closer to Allah the Exalted.

Hysni Merja.

Ramazani 2022

Ramazani, origjina e së cilës është Ramadan, është muaji i nëntë i kalendarit hënor si dhe muaji i madhërishëm i agjërimit. Ai fillon dhe mbaron me anë të të parit të hënës. Duke qenë se kalendari hënor është pak më i shkurtër në ditë se ai diellor, bën që çdo vit, Ramazani të fillojë 10-12 dit më herët se një vit më parë. Gjithashtu, kjo gjë, mundëson që Ramazani të prekë çdo stinë të vitit dhe çdo 33 vite të plotësojë një cikël të plotë. Këtë vit, Ramazani fillon më datë 2 Prill, deri më datën 1 Maj 2022. (Datat e fillimit dhe mbarimit varen nga të parit e hënës në secilin shtet).

Për muslimanët, muaji i Ramazanit konsiston në analizën e vetvetes. Leximi i Kur`anit në mënyrë të bollshme, falja e namazeve në bashkësi, agjërimi për një orar të caktuar ditor si dhe fokusi në edukimin vetjak, janë disa prej elementëve kryesorë që e karaktërizojnë një musliman këtë muaj.

Ramazani, megjithatë, është një periudhë trajnimi afatshkurrtër, në kuadër të praktikimit të vetëpërmbajtjes. Në gjuhën arabe, sawm (agjërim) ka kuptimin e të përmbajturit prej diçkaje. (Agjërimi është një prej pesë shtyllave kryesore të Islamit). Interpretimi më i shpeshtë dhe gjerësisht i përhapur mbi agjërimin, është, obligim i cili duhet kryer brenda një muaji të caktuar siç janë, të privuarit prej ushimit, pijes, marrëdhënies seksuale si dhe prej të gjitha sjelleve të këqia, e të gjitha formave të pamoralshme deri tek mendimet negative dhe të pista. Këto të fundit, e prishin bukurinë e agjërimit apo vetë agjërimin po aq sa të ngrënit ose të pirit brenda kohës së ndaluar.

Në përgjithësi, pas faljës së namazit të akshamit, muslimanët ndërpresin agjërimin. Thënë ndryshe sipas terminologjisë islame, kryejnë iftarin. Zakonisht, muslimanët këtë gjë e bëjnë duke u mbledhur së bashku në familje, ose duke u organizuar në shoqëri. Ata e ndajnë ushqimin me njëri-tjetrin, duke e çelur atë sipas traditës së bukur të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), me hurma ose ujë. Ndonjëherë edhe me qumësht të ëmbël ose me kajsi.

Siç e cekëm edhe më lart, përgjatë muajit të Ramazanit, ekziston edhe një namaz i veçantë i emërtuar me emrin Tarawih ose siç jemi mësuar ne tashmë ta emërtojmë, teravih. Namazi i teravive, preferohet të falet në xhami, në një mënyrë të bashkuar (xhemat). Gjithashtu, preferohet që gjatë namazit të teravive, të recitohet shumë Kur`an. Për të akomoduar lehtësisht këtë akt adhurimi gjatë Ramazanit, muslimanët në përgjithësi, sipas mundësive, përpiqen të rregullojnë orarin e tyre të punës gjatë ditës. Ndonjëherë edhe e reduktojnë atë, sipas kushteve personale apo shtetorore që ofrohen në shtete të ndryshme.

Kur`ani lejon ngrënien, pirjen si dhe marrëdhëniet intime pas perëndimit të diellit “derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës)”[1].

Për sa i përket atyre të cilët udhëtojnë ose janë të sëmurë me sëmundje të cilat ua përkeqësojnë gjendjen nëse agjërojnë, atëherë ata mund t`i plotësojnë ditët të cilat e kishin të pamndur të agjëronin, vetëm pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Gratë shtatëzëna ose gjidhënëse, fëmijët, të moshuarit të dobët, udhëtarët dhe të sëmurët mendorë janë të përjashtuar nga detyrimi për të agjëruar.

Muaji i Ramazanit kurorëzohet me festimin e festës së Fitrit. Festa e Fitrit është njëra prej dy festive të mëdha që muslimanët kanë. Sigurisht që për besimtarin i cili ka agjëruar tridhjetë ditë me rradhë, si dhe i ka përftuar vetes së tij shumë vlera të bukura njerëzore, edukative, morale, adhurimore, festa e Fitrit merr një kuptim ndryshe për të. Në përgjithësi, muslimanë e festojnë Fitrin duke u blerë dhurata fëmijëve, duke i lumturuar ata, duke shkëmbyer dhurata me njëri-tjetrin, duke vizituar të afërmit në varreza si dhe duke vizituar njëri-tjetrin nëpër shtëpi.

Falënderojmë Allahun që na e mundësoi të arrijmë muajin e Ramazanit edhe këtë vit. Urojmë që të kalojmë një muaj sa më të mbushur me punë të mira dhe më të afruar tek Allahu i Lartmadhëruar.

Hysni Merja